Topalli ne Lezhe, sulmon Ramen

27/03/2009 23:15

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli ndodhej ne rrethin e Lezhes, e shoqeruar nga pushtetare lokale dhe perfaqesues te larte te klerit katolik.

Ne komunen e Blinishtit, vendlindja e poetit Gjergj Fishta, kryetarja e Kuvendit e cilesoi historike seancen e Kuvendit per ratifikimin e protokolleve te anetaresimit te Shqiperise ne NATO.

Sipas saj, i vetmi qe nuk e pershendeti miratimin, ishte kreu i opozites.

“Te gjithe socialistet dhe njerezit e thjeshte e kene pershendetur anetaresimin ne NATO, vetem nje njeri nxinte. Dhe kete njeri patem mundesine ta shikonim ‘live’. Nuk kam pare asnjehere ne njeri qe flet dhe nuk thoshte asgje”, eshte shprehur Topalli.

Top Channel