Tirane, Gjinushi kritika Metes

27/03/2009 18:10

Socialdemokratet gjithmone kane mbeshtetur voten mbi identitetin e tyre. Keshtu eshte shprehur kryetari i PSD Skender Gjinushi, ne nje takim me militante te partise se tij ne njesine bashkiake numer 5 ne Tirane.

Edhe njehere tjeter Gjinushi ka kritikuar levizjet e kryera nga LSI.

“Ne cdo rast LSI do te beje lojen e vete, duke mos qendruar as majtas as djathtas, pasi ka ambicje per pushtet dhe ka merakun nese do te kape apo jo postin e kryeministrit”, ka pohuar Gjinushi.

Top Channel