
Spanja ka rene dakord qe t’i terheqe trupat e saj nga Kosova ne marreveshje me vendet e tjera anetare te NATO-s.
Keshtu deklaroi zedhenesja e Aleances, Carmen Romero. Vendimi eshte marre pas takimit te sekretarit te pergjithshem te NATO-s, Jap De Hoop Scheffer me ministren spanjolle te Mbrojtjes, Crme Chacon ne Bruksel.
Terheqja do te kryhet ne menyre te koordinuar dhe progresive. Chacon shpjegoi arsyet e vendimit te Madridit per te terhequr 630 trupat spanjolle nga Kosova pa percaktuar nje date te sakte.
Scheffer ka thene se do ta respektoje kete vendim. Spanja u gjet mes kritikave te NATO-s dhe te SHBA-se per largimin nga Kosova.
Edhe analistet vendas e kane quajtur nje gabim te madh vendimin e qeverise spanjolle, duke i kujtuar Spanjes se Kosova eshte nje ceshtje evropiane.
Top Channel