Ministria e Brendshme greke po perpiqet te minimizoje aktet e dhunshme qe kane marre permasa te medha ne shtetin helen si dhe valen e kriminalitetit qe ka krijuar ne opinionin publik ndjenjen e pasigurise.

Ne kuader te ketyre masave ishte edhe operacioni “Fshesa” ne mesnate, ne shume pika kyce te Athines gjate te cilit u kryen mbi 120 kontrolle, ndersa jane arrestuar 13 greke dhe 6 shtetas te huaj per perdorim te lendeve narkotike.

Madje polica greke per perballimin e krimeve ne vend mendon per here te pare ne historine e saj te punesoje edhe emigrante te huaj ne radhet e saj,veprim e cili tani per tani bie ne kundershtim me kushtetuten greke.

Nderkohe incidentet nuk kane te sosur ne Greqi. Keshtu duke u gdhire e premtja nje bombe tronditi nje lagje te Pireut, duke shkaktuar demtimin e ndertesave dhe makinave.

Ende nuk dihen autoret e kesaj ngjarjeje, vazhde e trazirave te nisura ne Greqi prej dhjetorit te vitit te kaluar.

Top Channel