Obama: Al Kaeda po planifikon sulm ndaj SHBA

27/03/2009 15:00

Al Kaeda eshte ende aktive dhe nga bazat e saj ne Pakistan po pergatit nje sulm ndaj territorit amerikan.

Me keto fjale, duke prezantuar strategjine e re anti-terrorizem te SHBA, presidenti amerikan Barack Obama ka dhene alarmin per rrjetin me te fuqishem terrorist.

“Sipas analizave te shumta te sherbimeve sekrete, Al Kaeda po projekton sulme kunder Shteteve te Bashkuara nga rifuxhoja ne Pakistan. Por edhe ne Afganistan situata po behet gjithmone e me e rrezikshme”, ka pohuar shefi i Shtepise se Bardhe, i cili ka nenvizuar se 2008-a ka qene viti me numrin me te larte te vrasjeve ne radhet e marinsave amerikane.

“Objektivi kryesor eshte ai qe te shkaterrojme rrjetin terrorist te Osama bin Laden. Por per te arritur kete qellim do te jete thelbesor roli i Islamabadit”, ka deklaruar Obama.

Sipas tij, zona kufitare mes Afganistanit dhe Pakistanit eshte zona me e rrezikshme ne bote per ushtaret amerikane. Per kete arsye, Obama ka sugjeruar me shume angazhim, duke saktesuar se do te dergohen edhe 4 mije ushtare, qe do te kene si detyre stervitjen e ushtrise afgane dhe ka kerkuar me shume perpjekje nga shoqeria civile.

“Do te intensifikojme perpjekjet tona per te krijuar nje ushtri afgane me 134 mije njesi dhe nje force policie me te pakten 82 mije, ne menyre qe t’ia besojme pergjegjesite forcave lokale te sigurise”, ka theksuar Obama.

Por, shton presidenti amerikan, fati i Afganistanit eshte i lidhur me ate te Pakistanit. “Nga njera ane Islamabadi duhet te tregoje angazhimin e tij kunder terroristeve dhe nga ana tjeter SHBA do ta furnizojne Pakistanin me 1 miliard e gjysme dollare ne vit per 5 vjet rresht. Keto para do te sherbejne per te ndertuar shkolla dhe per te forcuar demokracine pakistaneze”, ka shtuar Obama.

 

Top Channel