Kriza, bie industria e peshkut

27/03/2009 21:00

Edhe sektori i industrise ushqimore eshte prekur nga efeket e krizes globale.

Administratori i nje prej kompanive te perpunimit te peshkut ne Lezhe, e cila eksporton deri ne 2 mije ton konserva ne vit, thote se prej disa muajsh shitjet kane rene me rreth 10 per qind, krahasuar me te njejten periudhe te nje viti me pare.

“Situata eshte e pasigurte. Ne 2008-en, qe ne janar kishim kontrata shitjeje deri ne fundin e vitit, ndersa kete vit nuk dijme se cfare do te ndodhe”, deklaron Alban Zusi.

Sipas tij, Shqiperia eshte nje nder tre perpunuesit me te medhenj te peshkut “acuge” ne bote. Megjithese ai thote se kompania eshte konkurruese ne tregun nderkombetar, ajo po ndien mungesen e likuiditetit.

Edhe kryetari i Keshillit Kombetar te Agrobiznesit pranon kete fakt, por shprehet se situata nuk eshte alarmante. “Kjo nuk eshte thjesht per prodhuesit shqiptare, eshte nje semundje qe ka kapur te gjithe eksportuesit”, shprehet Enver Ferizaj.

Perfaqesuesit e ketij biznesi kerkojne ndihme nga shteti ne perballimin e situates. Ata kerkojne rimbursim te shpejte te TVSH-se, bashkepunim me institucionet qeveritare per heqje te barierave financiare qe ekzistojne kur ata eksportojne.

“Kjo industri mund te kete 500 mije euro te parimbursuara TVSH. Cili eshte efekti i kesaj ne krize? Shtohen kredite e panevojshme kur parate flene per motive burokratike”, shton Zusi.

Top Channel