Nje i kerkuar per krime lufte ne ish-Jugosllavi, eshte arrestuar ne Kenia ku prej vitesh drejtonte nje biznes sportesh uji.

Vendasit e njihnin 60-vjecarin si Igor Majeski, por emri i vertete i tij nuk eshte bere i ditur per momentin.

I kerkuari u ndalua ne veri te qytetit te Mombases, aty ku jetonte dhe punonte prej kohesh. Rastesisht, ai ishte filmuar nga agjensia e lajmeve Reuters ne 2008-ten.

Nga Gjykata Nderkombetare e Krimeve te Luftes ne Hage nuk pati komente mbi arrestimin, ndersa nje zyrtar lokal u mjaftua te jepte vetem emrin e te ndaluarit e te pohonte se per te ekzistonte nje mandat arresti nderkombetar.

Haga nuk ka mundur ende te ule ne banken e te akuzuarve dy te kerkuar, njeri nga te cilet eshte pikerisht ish komandanti i Ushtrise serbo-boshnjake, Ratko Mlladic.

Tjetri eshte ish lideri serbo-kroat Goran Haxhic, i kerkuar per krime kunder njerezimit. Mediat hodhen poshte pretendimet se i ndaluari i Kenias mund te kete qene vete Mlladic.  
 

Top Channel