
Komisioni Europian paralajmeroi qeverine shqiptare se do te mbikeqyre nga afer te gjitha levizjet ne administrate, vecanerisht gjate ketij viti elektoral. (UPDATE)
“Te gjitha perpjekjet dhe fondet qe ne po sigurojme mundet qe shume lehte te shkojne dem nese nuk do te kete stabilitet ne administrate, ne qofte se keta njerez qe jane ne administrate dhe per te cilet ne dhe ju po investojme sot, nuk do te jene me ne zyren e tyre neser. Stabiliteti i administrates publike eshte nje pike kyce do te jete nje ceshtje kyce dhe do te monitorohet nga afer sidomos kete vit”, u shpreh ambasadori i KE-se, Helmut Lohan.
Ambasadori tha se paralajmerimi i tij eshte i vlefshem per te gjithe politiken.
“Do te doja te inkurajoja te gjitha partite ne kete projekt, ato qe jane te perfshira dhe te interesuara ne integrimin e Shqiperise te bashkojne perpjekjet dhe ta kthejne ceshtjen e stabilitetit ne administrate ne nje objektiv te tyre”, theksoi Lohan.
Deklaratat e shefit te Komisionit Europian ne Tirane, u bene gjate lancimit te projektit te Bashkimit Europian per decentralizimin, ku qeveria shqiptare perfaqesohej nga ministri i Financave, Ridvan Bode.
Nderrimi i pushteteve ne Shqiperi eshte shoqeruar vazhdimisht me ndryshime edhe ne administrate te frymezuara kryesisht nga perkatesite politike. Por kjo praktike eshte krituara jo vetem nga institucionet vendase te pavaruara si edhe ato nderkombetare.
Top Channel