Italia, 250 ushtare te tjere ne Afganistan
27/03/2009 18:50
Ministri i Jashtem italian Franco Frattini ka bere te ditur se Italia do te dergoje 250 ushtare me shume ne Afganistan brenda fundit te muajit gusht.
Sipas tij, ushtaraket do te qendrojne ne Afganistan per tre muaj, per te garantuar sigurine gjate periudhes se zgjedhjeve presidenciale.
“Edhe Italia eshte e gatshme te jape kontributin e saj pas strategjise se re te paraqitur nga presidenti amerikan Barack Obama”, ka deklaruar Frattini.
Top Channel