Ministri i Jashtem kosovar, Skender Hyseni ka deklaruar se paraqitja e tij ne seancen e Keshillit te Sigurimit kishte si synim formalizimin e kerkeses se Prishtines zyrtare per largimin perfundimtar te UNMIK nga Kosova.

“Tani qe EULEX po merr fuqi te plote operacionale dhe funksionale, nuk ka nevoje per dy prani nderkombetare per nje sere arsyesh”, ka pohuar Hyseni.

Shefi i diplomacise kosovare ka shprehur bindjen e tij se beteja e institucioneve te Kosoves per mbylljen e UNMIK eshte nje beteje qe “absolutisht mund te fitohet”.

Top Channel