
Nje 25-vjecar nga Gjirokastra eshte arrestuar nga policia, sepse pasi ka mashtruar se do ta percillte ne shtepi ka kryer marredhenie seksuale me dhune me nje kameriere te mitur.
Agjentet e seksionit te krimeve kunder personit, kane arrestuar shtetasin Diftir Habipi, pasi akuzohet se ka mashtruar 15-vjecaren. Ai i ka shkuar ne lokalin ku punonte si kameriere dhe i ka premtuar se kur te mbaronte turnin do ta conte ne shtepi, pasi agresori dhe viktima banonin ne te njejten lagje dhe njiheshin.
Pasi e ka shetitur ne disa lokale te qytetit, kur do iknin per ne shtepi, brenda ne makine ai i eshte leshuar vajzes dhe duke perdorur forcen ka kryer marredhenie seksuale me dhune.
Dhuna seksuale ka zgjatur deri ne oret e para te dites tjeter dhe pasi e ka perdhunuar shume here, vetem ne mengjes, ai e ka cuar ne shtepi viktimen.
Top Channel