Fullani: Po rritet presioni

27/03/2009 23:35

Guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani deklaroi se te dhenat me te fundit deshmojne per nje rritje te presionit te krizes boterore ne ekonomine shqiptare.

“Ecuria e ekonomise gjate tremujorit te fundit te 2008-es dhe muajt e pare te 2009-es po deshmon nje ndikim gjithnje e me te madh te krizes financiare boterore ne ekonomine e vendit tjeter. Shkurtimisht ky ndikim shikohet ne renien e remitancave dhe importeve, ne shtrengimin e kushteve te likuiditetit te ekonomise dhe ne rritjen me intensitet te uljes se kredise se vendit si dhe rritjen e pasigurise te agjenteve te ekonomise”, eshte shprehur Fullani.

Edhe ambasadori italian ka listuar disa rreziqe qe, sipas tij, po behen evidente per ekonomine shqiptare.

“Ne tremujorin e pare tregtia mes Shqiperise dhe Italise kane rene me shume se 10 perqind. Ky eshte efekt i krizes. Dergesat e emigranteve po bien dhe ne menyre te ndjeshme. Ekziston edhe nje rrezik qe ka te beje me kthimin e emigranteve shqiptare qe humbasin punen ne vendet ku kane emigruar”, tha ambasadori i Italise ne Tirane, Saba D’Elia.

Por pavaresisht ketyre zhvillimeve, guvernatori Fullani mendon se Shqiperia ndodhet ne nje pozicion me komod, edhe krahasuar me shume vende te tjera te rajonit dhe kjo, sipas tij, nuk ka ndodhur rastesisht.

“Ekuilibrat e konsoliduar te ekonomise se vendit na mundesojne nje ndikim me te reduktuar te krizes dhe nje frymemarrje me te madhe ne trajtimin e saj”, theksoi Fullani.

Keto deklarata guvernatori i ka bere gjate nje leksionit te mbajtur perpara studenteve ne universitetin “Zonja e keshillit te mire”, ku ishte i pranishem edhe ambasadori italian ne Tirane.

Top Channel