Demontimi, marinsat USA trajnojne xhenieret

27/03/2009 19:35

Shqiperia tashme ka gati eksperte ushtarake per shkaterrimin e armeve te rrezikshme, per t’i nderruar ata me demontues amatore qe shpesh kane sjelle situata tragjike ne vend.

Eksperte te eksplozivit te Marines se Shteteve te Bashkuara te Amerikes kane filluar te trajnojne ne teori dhe praktike forcat xhenio te ushtrise shqiptare, per aftesimin e tyre per shperthime te kontrolluara rreptesisht te stoqeve te municioneve te vjetra qe ndodhen ne depot e ushtrise shqiptare.

Toga e pare e xhenios eshte tashme gati. Pas dites se fundit te ketij trajnimi, specialistet amerikane mendojne se ata jane ne kondicionin e plote per ta kryer kete shkaterrim te armeve edhe pa asistencen e tyre.

“Ka qene nje mundesi e shkelqyer. Forcat xhenio te ushtrise shqiptare kane bashkepunuar me ekspertet e marines amerikane per te zhvilluar aftesite e tyre per eleminimin e ketyre rreziqeve te mundshme. Ne e ndertuam planin e trajnimit ne bashkepunim me FASH ne menyre qe ata te aftesohen dhe te mund te fillojne me eleminimin e ketyre rreziqeve. Sot ketu u demonstrua me versione te vegjel te mjeteve shperthyese, por procesi eshte i njejti”, ka deklaruar koloneli Mike Buckley.

Trajnimi ka zgjatur rreth tre jave dhe eshte pjese e nje projekti amerikan per te ndihmuar qeverine shqiptare per eleminimin e situatave te rrezikshme me stoqe te municioneve luftarake.

Pyetjes nese do te influenconte per t’i futur menjehere ne eficence keta xheniere, kolonel Buckley i eshte pergjigjur me diplomaci, se ata jane te gatshem. “Aftesite e tyre e lejojne shqyrtimin e nje mundesie te tille, por ne fund te fundit ky vendim i takon pales shqiptare”, ka theksuar zyrtari i larte i marines amerikane.

Top Channel