Kryetari i partise Lidhja Demokratike e Dardanise, Nexhat Daci, gjate nje takimi te zhvilluar sot me ambasadorin e OSBE-se ne Kosove, ka vijuar me kritikat ndaj qeverise Thaci.

Daci ka theksuar se fraksioni i tij politik dhe populli i Kosoves jane te pakenaqur me rezultatet e deritanishme, pasi prisnin me shume nga qeveria aktuale.

“Ne nje vend ku ushtria dhe policia kercenojne me protesta, ku arsimi dhe shendetesia nuk jane ne nivelin e duhur, natyrshem lind pyetja se, ku jane rezultatet?”, eshte shprehur Daci.

Per kete arsye, ka shtuar ai, Kosova ka nevoje per zgjedhje te reja, ne menyre qe te arrihen rezultatet.

Top Channel