Cannavaro hedh syte nga Anglia

27/03/2009 21:50

Kapiteni i kampioneve te botes, Fabio Cannavaro po mendon per te ardhmen e tij qe duket perdite e me e paqarte.

Pasi ka marre sinjale te mjaftueshme nga Real Madrid se kontrata nuk do t’i rinovohet, Cannavaro hedh syte nga Anglia ku ka dy propozime interesante nga Manchester City dhe Tottenham. Eshte pikerisht nje skuader e nivelit te larte qe do t’i pershtatej mbrojtesit, i cili ka si qellim pjesemarrjen edhe ne boterorin 2010 dhe per kete ai ka refuzuar skuadren e Napolit.

Nje hipoteze e mundshme eshte edhe Milan por deri ne keto momente nuk ka asgje konkrete sepse palet nuk jane ulur ne bisedime. Fabio Cannavaro u largua nga Juventusi ne vitin 2006 pas skandalit “Calciopoli” qe perfshiu futbollin e vendit apenin, duke u transferuar tek Real Madrid.

Top Channel