Bombe ne nje ndertese ne Pire, nuk ka viktima
27/03/2009 09:00
Nje shperthim i fuqishem ndodhi gjate nates ne nje lagje te populluar te Pireut ne Athine. Nje bombe shpertheu ne nje ndertese ku gjenden zyrat e nje kompanie detare, por fatmiresisht pa shkaktuar viktima.
Ngjarja qe ndodhi rreth ores 03.30 nuk eshte marre ende persiper nga ndonje grup. Demet materiale jane te shumta. Nga shperthimi jane demtuar dhjetera makina te parkuara dhe jane thyer xhamat e disa ndertesave.
Zona eshte izoluar nga policia, qe ka nisur hetimet per zbulimin e autoreve.
Nderkaq, ne nje tjeter zhvillim po nga Athina, policia ka zhvilluar nje operacion ne lagjet “Omonia”, “Menandri”, “Vathi” dhe “Karaiskaki”. Gjate kontrollit per droge te mbi 120 personave, jane arrestuar 19 vete.
Top Channel