
600 nxenes ne fshatin Hinke ne komunen Poshnje zhvillojne mesim ne nje ish-stalle te perdorur per blegtorine.
Godina e vjeter e shkolles eshte duke u shembur dhe inspektoret e higjenes e kane cilesuar si teresisht te papershtatshme per te vijuar mesimin.
Ne godinen ne fjale jane rregjistruar nxenes qe nga arsimi parashkollor e deri ne ate te mesem. Pas largimit nga godina i vetmi ambjent i lire qe u gjet ishte stalla e nje fermeri te zones, e cila eshte pershtatur ne klase.
“Ambjenti eshte shume i hapur, kemi lageshtire dhe zhurmat jane jo te mira per zhvillimin e ores se mesimit. Prishet qetesia”, deklaron mesuesi Bilbil Toska.
Klasat e improvizuara ne kete salle jane te ndara me perde dhe askush nuk mund te zhvilloje dot mesim per shkak te zhumres se krijuar.
“Ka shume zhurme. E kemi shume te veshtire mesimin, sidomos ne qe mesojme shume”, shprehet nje nxenese.
Per drejtuesit e shkolles, mesimi ne keto ambjente ishte zgjidhja e vetme per te mos lene pa mesim nxenesit.
“Drejtoria duke bashkepunuar me pushtetin vendor vendosi per zhvillimin e mesimit ketu pasi shkolla eshte jashte standarteve per shkak te kushteve teknike”, thote drejtori i shkolles Gramoz Bylyshku.
Zgjidhja e vetme eshte vetem ndertimi i nje shkolle te re per 600 femijet qe duan te ndjekin mesimin.
Top Channel