Analistet politike ne Maqedoni vleresojne se qeveria dhe kandidatet per president ne raundin e dyte po injorojne plotesisht shqiptaret.

Sipas analisteve, kjo pershtypje vjen pasi kandidatet maqedonas per president gjate fushates se tyre nuk kane folur asnje fjale shqip, nuk kane mbajtur asnje slogan per banoret shqiptare dhe nuk kane takuar asnje prej tyre.

Madje, analistet shtojne se ne kete menyre, Gjorgje Ivanov dhe Lubomir Ferckovski po varrosin edhe Marreveshjen e Ohrit, e cila eshte shume e rendesishme per komunitetin shqiptar.

Te njejten gje, shtojne analistet, po ben edhe kryeministri Nikolla Gruevski, i cili eshte i bindur se ne raundin e dyte te zgjedhjeve presidenciale vota shqiptare nuk do te jete e rendesishme.

Top Channel