Tirane, behet transplanti i pare ne QSUT

26/03/2009 20:15

Per here te pare zhvillohet transplanti i veshkes ne Qendren Spitalore Universitare ne Tirane. Mitilda Gode, 19 vjec nga Korca ka qene pacientja e pare qe i eshte nenshtruar ketij operacioni.

Mitildes ia ka dhuruar veshken babai i saj. “Vajza ka qe ne tetor qe eshte shtruar ne QSUT. Filloi dializen dhe mjeket na thane qe te dhuronim transplantin. Babai i saj doli pozitiv dhe ia dhuroi. Kurre mos paste me probleme”, shprehet nena e Mitildes.

Opercaioni nen asistencen e mjekeve italiane ka zgjatur rreth 4 ore ore dhe mjeket thane se gjithcka shkoi me sukses.

“Gjithcka shkoi normal. Babai i vajzes dhe vajza jane mire. Operacioni kerkoi nje vemendje te vecante. Shpresojme qe fillimi i mbare te jete gjysma e punes. Presim qe kete vit te realizojme 10 transplante”, deklaron shefi i pavionit te urologjise, Mustafa Xhani.

Transplantin e pare te kryer ne spitalin publik e ka pershendetur edhe ministrja e Shendetesise, Anila Godo. “Cdo gje vajti mbare. Uroj qe gjerat te shkojne keshtu ne ditet qe vijne. Transplantet e tjera do te behen nga profesionistet tane”, ka deklaruar ajo.

Transplanti i pare ne spitalin publik u mundesua ne saje te programit “Interreg 3”, ne bashkepunim me rajonin e Pulias.

Top Channel