Rama: Qeveria ka shkaterruar Shqiperine

26/03/2009 21:15

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, i ftuar ne emisionin “Top Story” ne Top Channel ka dhene argumentat e tij perse qeveria aktuale duhet larguar sa me pare.

Sipas Rames, shqiperia eshte me e varfer se 4 vjet me pare, me e paarsimuar, me e kapur nga korrupsioni dhe me e dhunuar.

“Pse eshte shoqeria sot me e varfer, sepse shqiptaret blejne me pak se 4 vjet me pare. Pse eshte me e papune, sepse cdo dite dalin ne tregun e papunesise 50 mije vete. Pse eshte me e paarsimuar, sepse sot kemi nje shifer analfabetizmi qe eshte 10% dhe 50% te femijeve qe braktisin arsimin per shkak te varferise. Pse eshte korrupsioni me i larte, sepse korrupsioni dhe kryeministri nuk kane qene kurre me te njejtesuar se sa sot. Per keto arsye Shqiperia nuk mund t’i mbaje keto struktura edhe per 4 vjet te tjera”, ka pohuar Rama.

Top Channel