
Kryetari i PS, Edi Rama ka shprehur bindjen e tij se kriza globale ekonomike do te preke edhe Shqiperine, pasi ka prekur vendet kryesore te botes, perfshire partneret kryesore te Shqiperise.
“Kriza eshte shtrire shume ne gjithe boten dhe kercenon me shume partneret tane strategjike, me te cilet kemi dhe lidhjet me te ngushta ekonomike, qe jane Italia dhe Greqia”, ka pohuar Rama.
Sipas tij, deklaratat e qeverise se Shqiperia eshte e mbrojtur nga kjo krize do te kene kostot e tyre per vendin.
“Ky eshte nje problem shume i madh qe tregon se jemi ne nje kohe ku nuk mund te bejme te paditurin. Dhe deklaratat se kriza nuk mund te preke Shqiperine mund te kushtojne shume per shqiptaret. Jane nje mori faktoresh qe nese nuk menaxhohen ne kohe mund te shkaktojne pasoja”, ka deklaruar Rama.
Top Channel