
Edi Rama, ne cilesine e kryetarit te bashkise se Tiranes, ka hedhur poshte akuzat per abuzim me lejet e ndertimit.
Duke folur ne emisionin “Top Story” ne Top Channel, Rama ka mohuar ekzistencen e nje konflikti interesi ne dhenien e ketyre lejeve.
“Lejet e ndertimit jane nje e drejte dhe une nuk i jap lejet. Ato i jep KRRT-ja, ku une jam nje dhe kam nje vote. Une marr vendime mbi ato qe gjykoj. Une nuk shoh asnje konflikt interesi”, ka deklaruar Rama.
Me tej kryebashkiaku ka hedhur poshte edhe zerat mbi planin rregullues te kryeqytetit, i cili sipas tij eshte hartuar dhe u eshte paraqitur qytetareve.
“Bashkia e Tiranes e ka planin rregulles. Plani eshte ekspozuar ne qendren e Tiranes, eshte pare nga qindra njerez dhe eshte miratuar ne KRRT. Plani eshte bere duke u konsultuar me grupet e interesit dhe eshte ekspozuar para qytetareve me harta ku ata mund te bejne vezhgimet e tyre. Plani eshte miratuar. A u miratua ne vitin e pare apo ne te tetin, kjo eshte nje ceshtje e shpjeguar shume qarte”, ka shtuar Rama.
Top Channel