Faktori nderkombetar eshte i shqetesuar pasi druhet se ne raundin e dyte te zgjedhjeve ne Maqedoni mund te mos arrihet kuorumi i nevojshem prej 40 per qind.

Ata kane paralajmeruar se ne rast se nje gje e tille nuk ndodh dhe qe per pasoje zgjedhjet nuk do te jene te suksesshme, Maqedonia mund te hyje ne nje krize dhe nje izolim te thelle.

“Ka doza te medha dyshimi qe zgjedhjet mund te deshtojne dhe te komplikojne situaten e pergjithshme, si dhe te shkaktojne nje krize institucionale qe mund te kete pasoja te renda”, kane deklaruar burime diplomatike ne Shkup, te cilave iu referohen mediat maqedonase.

Por pavaresisht ketyre paralajmerimeve, dy partite VMRO-DPMNE dhe LSDM shprehen te bindura se kuorumi prej 40%  do te arrihet dhe se raundi i dyte zgjedhor do te zhvillohet me sukses.

Top Channel