Keshilli i Evropes vlereson se ligjet dhe Kushtetuta e miratuar ne Kosove repsektojne te drejtat dhe lirite e njeriut, perfshire ato te pakicave.

Gjate nje vizite qe po zhvillon ne Prishtine, komisioneri per te Drejtat e Njeriut, Tomas Hamarberg ka vleresuar garancite e ofruara nga ligjet e Kosoves.

“Kushtetuta e Kosoves eshte nje akt juridik shume i avancuar, sidomos persa i perket garantimit te te drejtave dhe lirive te njeriut”, ka deklaruar Hamarberg gjate nje takimi me kryetarin e Parlamentit, Jakup Krasniqi.

Nga ana e tij, Krasniqi ka informuar zyrtarin evropian me hapat qe po ndermerr legjislatura kosovare, duke dhene garancine se ligjet qe do te miratohen do te jene ne harmoni me ato te vendeve te BE.

Top Channel