Nje shperthim i fuqishem ka ndodhur rreth mesnates ne lagjen e Boshnjakeve ne Veri te Mitrovices. Pervec demeve materiale raportohet se nuk ka viktima ne njerez.

Shperthimi ka ndodhur ne rrugen “Nemanjina”, ne shtepine e nje shqiptari. Dyshohet se mjeti shperthyes eshte nje granate dore, pjese te se ciles jane gjetur dhe marre nga ana e hetuesve policore ne cilesine e proves materiale.

Perpos pjesetareve te policise se EULEX-it, policia e Kosoves ka ftuar ne vendngjarje edhe njesite e specializuara te KFOR-it, per identifikim te mjeteve shperthyese.

Tekniket e kriminalistikes kane filluar menjehere me ekzaminimin. Deri tani nuk ka asnje person te dyshuar per shperthimin.

Top Channel