Komandanti i krahut jugor te NATO-s, admirali Mark Fitxherald, ka deklaruar se KFOR-i dhe EULEX-i nuk do te lejojne dhune ne Kosove.

“KFOR-i do te vazhdoje te ofroje siguri, qe institucionet qeveritare te jene ne sherbim te te gjithe njerezve”, ka thene admirali. Ai eshte takuar ne Prishtine me kryeministrin e Kosoves, Hashim Thaci, ministrin e Forces se Sigurise se Kosoves, Fehmi Mujota, me kryetarin e AAK-se Ramush Haradinaj dhe me shefin e Zyres Civile Nderkombetare, Piter Feith.

Fitxherald ka konfirmuar gjithashtu mbeshtetjen per Forcen e Sigurise se Kosoves, si ne ngritjen e nivelit te trajnimeve, edhe ne pajisjet e nevojshme dhe infrastrukturen, qe i duhet nje force moderne te sigurise.

Top Channel