Anetaresimi ne NATO, kuvendi miraton protokollin

26/03/2009 12:45

Kuvendi shqiptar ka miratuar me 108 vota pro protokollin e anetaresimit ne NATO.

Ne nje pakete ligjore, qe nuk mori asnje vote kunder apo abstenim, kuvendi kaloi projektligjet ne nje seance simbolike.

Ne salle ishte e pranishme e gjithe qeveria, nderkohe qe fjalet e rastit i kane mbajtur, kryeministri Berisha dhe kreret e grupeve kryesore parlamentare.

Pothuajse te gjithe u bashkuan ne faktin se 4 prilli eshte nje moment historik per Shqiperine, nderkohe qe maxhoranca merr atributet per kete ngjarje historike, kurse opozita theksoi se kontributi i saj ka qene teper i rendesishem.

Pas miratimit, kryetarja e kuvendit, Jozefina Topalli i shprehu mirenjohjen te gjithe deputeteve, qeverive dhe vendeve qe kane mbeshtetur anetaresimin e Shqiperise.

“Kjo eshte dita me e lumtur per te gjithe deputetet e ketij parlamenti dhe dite historike per kontributin e dhene”, u shpreh Topalli.

Top Channel