Nje ngjarje e rende ka ndodhur pasditen e se martes ne qender te Prishtines. Nje shtetas me inicialet F.P. eshte vrare ne lagjen Ulpiana, ndersa e bija e tij 20-vjecare eshte plagosur.

Sipas deshmitareve te rastit, te cilet nuk pranojne te flasin para kamerave, grindja e viktimes, nje burre 52-vjecar, me personin e armatosur filloi rreth ores 16:00.

I riu, me inicialet P.A., 26 vjec, me pistolete ne dore kishte rrahur te dashuren e tij, nderkohe qe ne mbrojtje i kishte ardhur i ati.

Rreth nje ore me vone u degjuan te shtenat qe lane te vdekur babain dhe plagosen te bijen.

Mesohet se e plagosura eshte jashte rrezikut per jeten.

Zedhenesi i Policise se Kosoves, Arber Beka tregon se disa minuta pasi ka ndodhur ngjarja ka arrestuar autorin e krimit.

Top Channel