Olimpik Airlines, kompania e fundit ajrore teresisht shteterore ka kaluar ne duart e privateve. Qeveria greke me ne fund ka hequr nga supet nje barre te rende, ate te financimit te vazhdueshem te kompanise ne krize, duke shpetuar edhe marredheniet me shtetet partnere te BE-se per kete ceshtje.

Ne Pallatin Zapio eshte nenshkruar marreveshja e shtetit me konsorciumin Marfin Investment Grup per privatizimin e Olimpik Airlines. Kryeministri grek Karamanlis ka deklaruar se periudha kur Olimpiku po shkonte drejt fundit duke u bere nje barre per taksapaguesit greke si dhe nje pengese ligjore per qeverine ne lidhje me BE, eshte mbyllur terresisht.

“Olimpiku i ri vazhdon te funksionoje si kompani, duke mbajtur te njejtin emer dhe te njejten steme. Kemi siguruar plotesisht nenpunesit e shoqerise, ndoqem ne te gjithe kete proces rrugen e transparences dhe te ligjshmerise”, tha kryeministri.

Olimpiku i vjeter eshte karakterizuar si pacienti i madh, qe demtonte shtetin grek, por tashme sipas numrit nje te qeverise kalon ne duart e nje investuesi te fuqishem, qe do te drejtoje kompanine ne nje epoke tjeter. “Qytetaret greke nuk do te paguajne me 1 milion euro ne dite per mirembajtjen e nje kompanie te zhytur ne borxhe qe nuk mund te mbahej ne kembe nen kontrollin shteteror”, shtoi Karamanlis.

Tashme tre kompanite, flota ajrore dhe personeli fluturues, personeli tokesor dhe sherbimi teknik i Olimpikut kalojne ne duart e MIG kundrejt shumes 177,2 milion euro.

“Ishte e pamundur te mos ekzistonte “Olimpiku”. Kjo kompani eshte nje pjese e turizmit, nje pjese e ekonomise, nje pjese e Greqise, e shoqerise, e jetes sone. Kompania e re qe do te funksionoje prej 1 Tetorit me te njejtin emer dhe steme do te sjelle ne arkat e shtetit me shume se 150 milione euro ne vit”, tha Andreas Vgenopulos, president i kompanise MIG.

Marreveshja pritet te marre edhe pelqimin e parlamentit grek ne ditet e ardhshme.

Top Channel