Craddock: SHBA, ndihme Kosoves per sigurine
25/03/2009 11:45
SHBA shprehin gatishmerine per te vazhduar perpjekjet politike dhe diplomatike per konsolidimin e pavaresise se Kosoves.
Deklarata eshte bere nga kryekomandanti i forcave te NATO-s per Evropen, gjenerali Ben Craddock gjate nje debati para Komitetit per forcat e armatosura ne Kongresin amerikan. Pavaresisht se e ka cilesuar Kosoven si burim paqendrueshmerie ne Ballkan, Craddock thekson angazhimin e SHBA-se per ta ndihmuar shtetin e ri ne rritjen e sigurise.
Sipas tij, komanda e forcave ta bashkuara amerikane dhe NATO do te vazhdojne programet per integrimin evroatlantik te Ballkanit Perendimor.
Top Channel