Zyrtaret e AIG-se do t’i kthejne bonuset

24/03/2009 10:25

Shumica e zyrtareve te larte qe kane marre bonuse te medha nga kompania e sigurimeve AIG kane rene dakord qe t’i kthejne ne ato.

Bonuset kane shkaktuar zemerim ne SHBA, sepse jane dhene pasi kompania AIG u shpetua me rreth 170 miliarde dollare te holla te qeverise amerikane.

Prokurori i Pergjithshem i Nju Jorkut, Andrew Kuomo po heton disa organizata qe kane marre bonuse nga fondet e paketes se shpetimit. Ai thote se 15 nga 20 bonuset e dhena nga AIG jane zotuar se do te kthejne te hollat qe ne total jane rreth 30 milione dollare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA