Vrasja ne Kukes, Topi: Ndeshkim autorit

24/03/2009 10:50

Kreu i shtetit Bamir Topi, i ka derguar nje mesazh ngushellimi familjareve te policeve te vrare ne Kukes, ndersa po kryenin sherbimin e tyre ne nje postobllok.

“Renia e policeve ne krye te detyres eshte nje dhembje per te gjithe vendin. Strukturat shteterore te vene para ndeshkimit autorin e krimit te rende”, thuhet ne mesazhin e presidentit Topi.

Dy police u qelluan dhe u gjeten te vdekur ne Shen Meri teksa po kryenin detyren ne nje postbllok te vendosur ne rruge pas situates emergjente me deboren ne kete qark.

Policet, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, sipas te dhenave zyrtare, u qelluan me arme nga Afrim Hasani, i cili njihet se person me precedente penale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA