Policia ofron 50 mije euro per informacionet mbi vendndodhjen e Afrim Hasanit, autorit te vrasjes se dy policeve ne Kukes, mbremjen e kaluar.
Policia ka vene ne dispozicion numrat 0694106434 dhe 0694106303 per kedo qe ka informacion mbi vrasesin e forcave blu.
Nderkohe po zhvillohen kerkime intensive per gjetjen e autorit po deri tani nuk eshte bere ende e mundur kapja e tij.
Kreu i pergjithshem i policise Ahmet Prenci ka mbledhur drejtuesit e Drejtorise se Policise ne veri, pas ngjarjes se rende.
Dy police u qelluan dhe u gjeten te vdekur ne Shen Meri teksa po kryenin detyren ne nje postbllok te vendosur ne rruge pas situates emergjente me deboren ne kete qark.
Policet, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, sipas te dhenave zyrtare, u qelluan me arme nga Afrim Hasani, i cili njihet se person me precedente penale.
Top Channel