Kukes, Qafa e Malit ende e bllokuar

24/03/2009 08:10

Qafa e Malit ne Kukes vazhdon te jete e bllokuar. Gjate dites se djeshme ne kete zone kane qene mbi 70 mjete te bllokuara, nga te cilat 20 autobuse me nxenes shkollash nga Kosova, kryesisht nga qytetet e Ferizajt, Podujeves.

Shkak per veshtiresine e krijuar jane bere trajlerat qe bejne te pamundur shkembimin e mjeteve. Nderkohe, dhe ne Qarkun e Dibres situata ka qene e veshtire. Keshtu, mesohet se akset Peshkopi-Kukes dhe Shupenze-Klenje
ende vazhdojne te jene te bllokuara.

Me problematike vazhdon te mbetet gjendja per zhbllokimin e rrugeve qe lidhin komunat me qendrat e rretheve. Te pakten dhjete komuna si: Lura, Kalaja e Dodes, Trebisht, Ostren, Martanesh, Derjan, Macukull, Komsi etj., ende vazhdojne te jene te izoluara per shkak te debores, ku trashesia e saj ka arritur mbi 1 meter.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA