Kukes, ekzekutohen dy police

24/03/2009 00:05

Dy police jane qelluar me arme zjarri dhe jane gjetur te vdekur ne fshatin Shen Meri teksa po kryenin detyren ne nje postbllok te vendosur ne rruge pas situates emergjente me deboren ne kete qark.

Policet, Shkelzen Dobrushi dhe Ramadan Hila, sipas te dhenave zyrtare, jane qelluar nga nje person, Afrim Hasani.

Punonjesit e policise se rendit dhe i dyshuari thuhet se kane patur nje grindje banale pak dite me pare, nderkohe qe Hasani njihet si nje person me precedente penale.

Ne vendngjarje menjehere kane shkuar drejtuesit e policise se qarkut Kukes dhe drejtori i pergjithshem i Policise se Shtetit, Ahmet Prenci.

Ndersa ne ndjekje te te dyshuarit pervec uniformave te policise se Kukesit, jane nisur nga Tirana edhe forcat speciale te repartit RENEA.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA