Izrael, perleshje ne nje qytet arab, gure ndaj policise

24/03/2009 11:05

Nje grup protestuesish arabe izraelite jane perleshur me policine gjate nje marshimi te hebrejve ekstremiste te djathte, ne qytetin arab Umm al-Fahm.

Policia perdori granata paralizuese dhe gaz lotsjelles per te shperndare qindra arabe qe qellonin me gure. Banoret e qytetit thane se marshimi ishte provokues dhe tentuan ta ndalnin ate.

Gjykata e Larte kishte dhene leje per zhvillimin e protestes, por policia e kishte shtyre disa here per te shmangur aktet e dhunes. 2500 police u angazhuan ne mbrojtje te rendit, ndera 100 aktiviste ekstremiste te djathte marshuan ne qytet, duke valevitur flamurin izraelit.

Protestuesit thane se kane te drejten per te marshuar dhe per te ngritur flamurin hebre ne cdo rruge te Izraelit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA