Shqiptaret e emigruar ne Itali jane bashkesia me e madhe e te huajve qe jetojne ne kete vend me dokumenta te rregullta qendrimi, behet e ditur nga te dhenat e publikuara nga Instituti i Statistikave te vendit fqinj.
Te dhenat per vitin 2008 tregojne se mbi 2 milione ekstrakomunitare kane marre leje qendrimi ne Itali deri me sot. Shqiptaret jane komuniteti me i madh me 303.818 anetare. Me pas vijne Maroku me 277 mije dhe Ukraina
me 140 mije vete.
Shqiptaret dhe emigrantet e tjere jetojne pergjithesisht ne Italine e veriut. Shqiperia vleresohet se ka 1.2 deri ne 1.5 milione nenshtetas jashte vendit, qe kane emigruar gjate njezet viteve te fundit. Kjo perben 20-30% te popullates shqiptare.
Rreth 20 mije shqiptare kane qene ne gjendje te ndertojne biznese te vogla ne Itali. Prej ketyre, me shume se gjysma punojne me sipermarrje ne sektorin e ndertimit.
Top Channel