Gripi ne Berat, cdo dite 30 femije ne pediatri

24/03/2009 08:20

Temperaturat e uleta, qe perfshin ditet e fundit qytetin e Beratit, kane rritur ndjeshem numrin e rasteve me virozat e gripit.

Mjeket e familjeve, prane qendrave shendetesore deklarojne se cdo dite perballen me nje fluks ne rritje te te prekurve nga gripi, kryesisht te moshave te vogla deri ne 15 vjec.

Vetem gjate javes qe shkoi 200 femije kane marre ndihmen mjekesore prane ketij reparti, nderkohe qe cdo dite paraqiten mbi 30 raste. Per parandalimin e virozave te gripit, mjeket rekomandojne qendrimin ne shtepi, duke iu shmangur kontaktit me ajrin e ftohte, konsumimin e lengjeve, qe permbajne vitamine C dhe qendrimin ne ambiente te ngrohta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA