Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise pritet te diskutoje ne mbledhjen e dites se neserme mbi situaten e fundit monetare dhe makroekonomike te vendit dhe te vendose nese do t’i ndryshoje apo jo interesat baze.
Para krereve te politikes monetare jane disa raporte te rendesishme per diskutim, perfshire zhvillimet monetare ne vend gjate muajit shkurt si dhe deklarata “Mbi stabilitetin e sistemit financiar per gjashtemujorin e dyte te vitit 2008”.
Raporti mbi stabilitetin permbledh te gjitha rreziqet e mundshme ne ekonomi dhe publikohet dy here ne vit. Norma e interesit baze ne ekonomi ne Shqiperi eshte aktualisht 5.75%. Per here te fundit u ndryshua me 28 janar kur u ul me 0.5%. Ekspertet e BSH duket se jane ne dilema te forta mbi ate se çfare duhet te bejne me
kete mekanizem te rendesishem.
Top Channel