Zyrtaret e Beogradit, vizite te palajmeruar ne Kosove

23/03/2009 11:00

Zyrtaret e Beogradit shperfillin paralajmerimet e autoriteteve te Kosoves se nuk do te lejohen vizitat pa leje.

Kryebashkiaku i Beogradit Dragan Gjillas dhe keshilltari i Presidentit te Serbise Mllagjan Gjorgjevic kane paralajmeruar per sot se do te zhvillojne nje vizite ne Kamenice, por serish nuk jane njoftuar autoritetet.

Ata do te vizitojne ambulancen e djegur disa dime me pare dhe do te takohen me perfaqesuesit e kesaj komune. Ndalimet e disa zyrtareve serbe ne territorin e Kosoves nuk i ka penguar aspak Gjorgjevic dhe Gjillas te vazhdojne me planet e tyre pa njoftuar askend, duke provokuar edhe ne diten kur mbahet mbledhja e Keshillit te Sigurimit per Kosoven. 

Top Channel