Vlore, Gjinushi sulmon LSI
23/03/2009 16:15
Kryetari i partise socialdemokrate Skender Gjinushi gjate nje takimi me strukturat e partise se tij ne qytetin e Vlores ka sulmuar LSI dhe partite qe braktisen koalicionin e dikurshem me socialistet.
Gjinushi ne fjalen e mbajtur para simpatizanteve te forces politike qe drejton eshte shprehur i bindur se koalicioni me socialistet do ti fitoje zgjedhjet e 28 qershorit.
“Pervoja shqiptare eshte perseritur me shume parti, qe me tjeter force paraqiten para zgjedhjeve dhe me tjeter force dalin nga to. Keshtu veproi Partia Agrare Ambjentaliste dhe po ashtu edhe LSI-ja”, ka pohuar Gjinushi.
Top Channel