
Ndersa opozita po ben numerimin e diteve te mbetura deri ne zgjedhje, mazhoranca po ben numerimin e diteve te mbetura deri ne anetaresimin e Shqiperise me te drejta te plota ne NATO.
Simbolika e saj ishte maratona me femijet e shkollave nentevjecare te Tiranes, e cila ka hapur serine e aktiviteteve per Ditet e NATO-s, organizuar nga Kuvendi i Shqiperise.
Ne menyre simbolike, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli, ka dorezuar tek femijet kupen e fitores se maratones se NATO-s.
“Kjo maratone qe ju sot bete eshte maratona qe shqiptaret gjate ketyre viteve kane realizuar dhe kane dale kampion. Kjo kupe eshte kupa qe do te marrim ne prill, kur Shqiperia behet anetare me te drejta te plota e NATO-s”, eshte shprehur Topalli.
Top Channel