Policia greke ka kerkuar ndihmen e policise britanike per forcmimin e masave kunder dhunes dhe terrorit qe ka muaj qe trondit Athinen dhe qytete te tjera greke.

Nje grup specialistesh te Scotland Yard ndodhen ne Athine per trajnimin e policise dhe greke. Ata i sugjeruan sektorit te anti-terrorit vendosjen e 3 mije kamerave vezhguese ne kryeqytetin helen dhe vendosjen e nje aparati pergjimi qe kontrollon telefonat dhe sms-te.

Greqia eshte cilesuar se fundmi nga Interpoli si nje vend tranzit per eksponentet e terrorizmit islamik, ne vecanti pas arrestimit te nje lideri te Al Kaedes.

Top Channel