
17 vjet pas zgjedhjeve te para pluraliste, Shqiperia nuk garanton dot votime te denja per nje vend europian. Kreu socialist Edi Rama ka dhene alarmin se zgjedhjet e 28 qershorit jane ne rrezik, pasi njeriu qe u zgjodh per t’i garantuar, eshte kthyer ne kercenimin kryesor per to.
Rama iu pergjigj ashper fjalimit te djeshem te kryeministrit Berisha, duke deklaruar se ai i shfryu zjarrit te urrejtjes. Duke iu referuar disa here si kreu i koalicionit te Gerdecit, Rama tha se Berisha na kujtoi se ne mandatin e pare i coi qytetaret ne germadhat e piramidave dhe korrupsionit, ndersa ne mandatin e dyte po i le me te varfer.
“U be 17 vjet qe ky njeri shan e shpif, genjen e tallet sa here del ne ekran. Sot Berisha kerkon te mbaje pushtetin, te ndaloje drejtesine dhe eshte gati te luaje me zgjedhjet dhe me zjarrin. Ai provokon opoziten, minon te drejten kushtetuese te qytetareve per te votuar dhe ben lojra bajate fjalesh, kur zgjedhjet duhen shpetuar”, deklaroi kryetari socialist.
Rama ka kembengulur edhe nje here ne kerkesen e PS-se per pajisjen me karta falas te shtetasve qe nuk kane pasaporte. “Berisha te degjoje e te veproje sa jemi ne kohe, qe varferia te mos u heqe te drejten per te votuar qytetareve”, tha ai.
Top Channel