PD: Rama, abuzim me lejet ne ditet e pushimit

23/03/2009 15:45

Partia Demokratike paralajmeroi sot se lejet e ndertimit te dhena nga bashkia e Tiranes gjate diteve te pushimit nuk do te njihen.

Zedhenesi i PD, Aldo Bumci e ka akuzuar kryebashkiakun Rama se ka abuzuar me dhenien e lejeve te ndertimit ne ditet e festave.

“Edi Rama zgjodhi diten e festes zyrtare per te dhene leje ndertimi per 100 mije euro. PD denon kete akt korruptiv te zotit Rama dhe kjo praktike e tij nuk do te pranohet nga mazhoranca. Per pasoje, ai do te jete i detyruar te ktheje kaparin”, ka deklaruar Aldo Bumci.

Ndersa bashkia ka reaguar duke e akuzuar qeverine per shpifje e duke deklarauar se bashkia e kryeqytetit u ofron sherbim qytetareve edhe gjate diteve te pushimit.

“Zedhenesi i klanit te Gerdecit nuk e kupton qe bashkia punon edhe ne dite feste, por e vetmja gje qe zedhenesit dine te bejne eshte te lexojne ate qe u dikton komandanti Sali Berisha”, ka deklaruar nenkryetari i bashkise, Eduard Shalsi.

Top Channel