Ndertimet jashte kontrollit

23/03/2009 20:45

Rreshqitja e tokes qe solli shembjen e disa shtepive ne Synej te Kavajes ka bere qe specialistet te ritheksojne se ne vendin tone prej 19 vitesh nuk eshte kryer asnje studim sizmik qe ndihmon ne planifikimin urban te qendrave te banuara.

“Pas viteve ’90, studime te tilla nuk realizohen me. Keto studime kerkojne edhe shpenzime, por nese ndertimet behen ne menyre spontane do te ndodhin edhe situata te tilla, pasi ndertesat do te jene vulnerabel nga termetet dhe reshjet”, ka deklaruar pergjegjesi i departamentit te sizmiologjise, profesor Llambro Duni.

Profesor Duni sqaron se duhet te ndryshojne kushtet teknike te projektimit dhe te punohet per krijimin e hartes se re te sizmiologjise, e cila i perket viteve 1980-89.

“Eshte me mjaft rendesi qe te hartohen planet rregulluese me kontrollin sizmik dhe te kemi studime te posacme per vepra te ndryshme”, ka pohuar Duni.

Pas viteve ‘90 Shqiperia u pushtua nga ndertimet pa leje, te cilat ngrihen ne zona te pastudiuara dhe jane bartese te rreziqeve natyrore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA