NATO, Oketa, vizite ne Portugali

23/03/2009 14:25

Ministri Portugez i Mbrojtjes ka deklaruar gjate nje takimi me homologun e tij shqiptar Gazmend Oketa ne Lisbone se “duke pranuar Shqiperine ne Aleancen e Atlantikut te Veriut, ne do te kemi me shume NATO ne Ballkan”.

Kreu i mbrojtjes portugeze, Teixeira eshte shprehur se Shqiperia eshte kthyer ne nje faktor te rendesishem strategjik stabiliteti e sigurie ne Ballkan. Ministri shqiptar i Mbrojtjes ka falenderuar qeverine portugeze, e cila ka dhene mbeshtetjen per ratifikimin e protokollit te antaresimit te Shqiperise ne NATO.

Oketa eshte shprehur gjate ketij takimi se duke u ulur ne vendin e anetarit me te drejta te plota ne aleance do te vijoje nje proces i gjate angazhimi me dimensione te reja.

Top Channel