
Avokatet e ish-ministrit te Mbrojtjes Fatmir Mediu, ne nje konference per shtyp, njoftuan se do te depozitojne ne prokurorine e rrethit Tirane nje padi ndaj kryeprokurores Ina Rama, si edhe ndaj kreut te grupit hetimor te ceshtjes se Gerdecit, prokurorit Sokol Stojani. (UPDATE)
Avokatet e Mediut thane se prokurorja e pergjithshme ka nxjerre sekretin hetimor gjate nje konference per shtyp, kur ka kerkuar heqjen e imunitetit te deputetit Mediu.
Ndersa prokurori Stojani, sipas avokateve i ka derguar mesazhe telefonike disa gazetareve te cilet ishin ne nje panel televiziv perballe Mediut dhe qe sipas tyre, kane patur si qellim denigrimin e ish-ministrit te Mbrojtjes.
“Me date 25 prill 2008 Ina Rama si prokurore e pergjithshme, bashke me prokurorin e ceshtjes kane kryer vepren penale te dhunimit te te dhenave sekrete dhe te shperdorimit te detyres. Jane publikuar ne menyre te qellimshme te dhena hetimore. Prokurori Stojani ne emisionin “Opinion” u ka sugjeruar permes sms-ve gazetareve te dhena per zotin Mediu”, ka deklaruar avokati Ardian Visha.
Avokatet thane se do te gjejne menyra te tjera te ankimimit te tyre, nese prokuroria e Tiranes nuk do te pranoje regjistrimin e kesaj padie.
Mbi bazen e ligjit te ri per organizmin e prokurorise, prokurori eshte i detyruar te heqe dore nga ceshtja qe ka ne shqyrtim, nese ndaj tij eshte ngritur nje padi dhe merret i pandehur per nje akuze e cila parashikon me shume se pese vjet burg.
Eksperte ligjore, te kontaktuar nga Top Channel thone se gjithesesi neni 13 i ligjit te ri per prokurorine, ai qe flet pikerisht per momentin e padise penale ndaj nje prokurori, nuk prek rastin e prokurorit Stojani, pasi ne kete rast dosja hetimore eshte mbyllur dhe dorezuar ne gjykate dhe gjithcka ka ndodhur me pas, nuk cenon dosjen hetimore tashme te mbyllur nga prokuroria.
Mbetet per t’u pare pozicioni i kryeprokurores ne lidhje me padine e bere nga Mediu, ne baze te akuzes konkrete te bera ndaj saj. Nderkohe qe Kushtetuta percakton qarte se shkarkimi i kreut te akuzes behet vetem pas ngritjes se nje komisioni hetimor parlamentar dhe rastet e shkarkimit jane te percaktuara.
Top Channel