Te marten behen 10 vjet nga sulmet e NATO-s ne Kosove, nderkohe qe politikanet kane filluar me falenderimet e tyre drejtuar Aleances Euro-Atlantike, sulmet e se ciles i dhane fund luftes dhe genocidit serb ne Kosove.
Duke filluar nga kryeministri Hashim Thaci dhe lidere te tjere te partive politike e vleresojne kete dite si nje kthese te madhe per Kosoven, e cila ne te njejten kohe shenon fillimin e nje kapitulli te ri historik.
“Kjo eshte nje dite e ktheses se madhe, eshte fillimi i partneritetit mes Kosoves dhe Perendimit dhe realiteti i Kosoves se pavarur i dha mbeshtetje atij vendimi per bombardimet”, ka deklaruar kryeministri Thaci.
Sipas kryeministrit, me krijimin e Forces se Sigurise se Kosoves dhe funksionalizimin e saj, Kosova po ben pergatitjet e para per te aplikuar ne programin e partneritetit per paqe.
Por ndryshe nga kryeministri, me rastin e 10 vjetorit te bombardimeve te forcave te NATO-s kunder Milloshevicit, lideri ne opozite Ramush Haradinaj, i ka derguar nje leter falenderimi sekretarit te pergjithshem te NATO-s Jap De Hoop Scheffer.
“Ne i shprehim falenderimet NATO-s dhe popujve te tjere qe kane marre pjese ne luften ne Kosove”, ka deklaruar Haradinaj.
Sulmet e NATO-s, te cilat kishin per qellim largimin e forcave serbe nga Kosova, kane filluar me 24 mars te vitit 1999 dhe kane perfunduar pas 78 dite bombardimesh, perkatesisht me 10 qershor kur edhe eshte mirautar rezoluta 1244 e Keshillit te Sigurimit.
Pas perfundimit te sulmeve ajrore, ne Kosove pasoi hyrja e trupave te NATO-s qe pati per rezultat kthimin e me shume se 800 mije refugjateve shqiptare te debuar me dhune gjate luftes nga ushtria serbe.
Top Channel