Kishaj, fshati i harruar, si ne mesjete

23/03/2009 21:55

Kamera e Top Channel shkon ne nje prej fshatrave me te izoluar te Shqiperise. Kishaj ndodhet kaq afer kufirit sa dhjete vjet me pare mbi te rane bombat e serbeve qe sulmonin UCK-ne.

Dhjet vjet me vone, e izoluar edhe nga debora, banoret e zones thone se per ta nuk duhet te kujtohen vetem per fushate.

Ne Kishaj jetohet si ne mesjete, gjithcka duket sikur nga ngelur ne shekujt e meparshem. Vete banoret e quajne fshati i sketerres.

Fshati ndodhet 1 ore larg nga Kukesi dhe ka rreth 250 banore. Ne shtepine e pare gjejme Fatbardha Negen, nje vajze e paralizuar qe nuk mund as te flase.

“As nuk ha, as nuk pi. Asgje. Kjo s’ha asnje dite”, thote e ema e vajzes. Ne dimer Fatbardha qendron e mbyllur ne shtepi e rrethuar nga motrat dhe vellezerit. “Ne po mberdhime brenda e jo me jashte. Ketu s’ka ardhur askush te na shohe”, thote nena.

Ne shtepine e dyte te fshatit jeton pjesa tjeter e familjes Nega, ku jetojne 10 vete ne pak metra katrore. Me pak mjell familja duhet te ushqeje femijet.

“Jemi veti i 10-te, pleqte jane te semure, ku te jetojme ne? Vetem me asistence, se s’kemi gje tjeter”, thote kryetari i shtepise.

Kryeplaku i fshatit thote se Kishaj ka edhe mungese uji dhe banoret pijne vetem bore te shkrire. “Ketu s’ka uje, s’ke nga ta nxjerresh”, thote ai.

Ndersa banore te tjere bejne thirrje per me shume vemendje nga shteti. “Ne nuk jemi te huaj, ne jemi njerez qe kemi zgjedhur kete qeveri”, thote nje grua.

Te gjithe banoret e fshatit rojne me shpresen se dikush do te kujtohet edhe per ta, dhe jo vetem gjate fushates elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA